E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guximi për të dalë në opozitë, dëshmi e pastërtisë / INTERVISTË

Kryeargumenti i tij është i plotë: Kush del në opozitë me dëshirë të tij, ska frikë nga e kaluara e vet, kush do të rrijë me çdo çmim në pushtet, ka frikë nga ajo që ka bërë. Një intervistë e gjatë e Dritan Priftit rreth betejës së tij për të denoncuar kupolën e korrupsionit në qeveri, si dhe raportet e tij me personazhet që denoncimi i tij ka bërë publik. E ardhmja e tij në politikë, shpresat tek opozita dhe disa konsiderata të tij për Berishën, Topin, Nanon, Ramën etj. Zoti Prifti flet dhe për idetë e tij për zhvillimin ekonomik, sistemin bankar, rreziqet e krizës dhe keqqeverisjen e vendit. 

Intervistoi: Blerina Gjoka

Zoti Prifti, sjellja juaj politike e publike ka krijuar një reaksion të madh politik dhe publik gjithashtu duke bërë që emri juaj që sot e tutje të lidhet me një nga skandalet më të mëdha të politikës shqiptare. Që këtej e tutje është e mundur që emri juaj të lidhet një herë e përgjithmonë me atë që quhet historia e përgjimeve, nga të cilat duket se vetëm maja e ajsbergut ka dalë. Si ndiheni në rolin e ri që i keni caktuar vetes që nga janari i vitit që shkoi? A jeni penduar qoftë dhe një herë për vendimin që morët në atë kohë?

Pyetja juaj nuk me pëlqen, sepse kërkon te me kompleksojë moralisht duke me vene ne rolin e një përgjuesi, rol te cilin shoqëria shqiptare e përbuz si reminishence e një shoqërie komuniste, me liri te kontrolluara. Megjithatë unë e respektoj gazetën TEMA dhe rolin e saj te pazevendesueshem opozitar, dhe për ketë respekt do ti përgjigjem gjithë pyetjeve tuaja.

Nuk kam përgjuar kurrë asnjë person. Kam regjistruar ne video Ilir Metën dhe ndonjë bashkëpunëtor te tij, me qëllimin e vetëm ti tregoja shqiptareve me figure dhe zë, se kush është ky personazh ne te vërtetë. Ky veprim ska te bejë me përgjimin, por me denoncimin e guximshëm te korrupsionit qeveritar, te cilin nëse nuk do veproja unë, Shqipëria skishte për ta pare me sy kurrë. Shqipëria mban ne shpine politikane trashaluq e te korruptuar deri ne palce, dhe voton për ata bazuar ne propagandën televizive. Unë besoj se kam bere një akt patriotik, me shume kosto personale, duke nxjerre përpara botes fytyrën e vërtetë te një politikani, qe e kemi pasur Kryeministër, Zv/kryeminister dhe shume here Ministër, por qe nuk e kishim njohur kurrë, si e njohëm ne atë video tronditëse.

Nuk jam penduar asnjëherë qe kam denoncuar Ilir Metën dhe korrupsionin e tij. Ai kishte 20 vjet qe mbijetonte ne politike duke dhunuar shokët e miqtë, duke përdorur çdo njeri dhe çdo gjë qe kishte mundësi për te pasuruar veten me korrupsion, vjedhje dhe pabesi, pa respektuar asnjë norme morale apo shoqërore.  Jo qe nuk jam penduar, por jam i lumtur qe isha unë qe i tregova gjithë Shqipërisë se kush është kjo mostër qe flet për integrimin dhe vepron vetëm për xhepin e tij, qe flet për burrëri dhe vepron me pabesi, qe flet për miq dhe i trajton si armiq. Nuk jam penduar qe jam ndare përfundimisht nga Ilir Meta dhe skam me asnjë lidhje me ketë familje te degjeneruar politike.

Me vjen keq sigurisht kur aktin tim e shohin si përgjim, kur e shohin si pabesi ndaj një shoku. Njerëzit nuk e njohin Ilir Metën e vërtetë. Ai nuk ka shokë. Ai vetëm i përdor shokët për te fituar për vete, dhe ne momentin qe kërkesat e tij te pafund për abuzime nuk plotësohen, ai hedh poshtë çdo shok. Nuk ka rendësi sa kërkesa ke plotësuar me pare. Nuk ka rendësi sa ke sakrifikuar për atë. Ska rendësi sa leke i ke dhëne, sa ndere i ke bere, sa kosto ke paguar prej tij, sa je lodhur për punët e tij. Ne momentin qe Ilir Metës nuk i plotësohet vetëm një kërkese, ai harron çdo gjë, harron çdo nder, harron çdo sakrifice qe është bere për te, harron sa here e ke shpëtuar politikisht, harron sa luftëra ke luftuar për te, harron sa armiq ke bere për te, harron çdo gjë qe ke bere për te një jete te tere se bashku. Te hedh poshtë pa asnjë hezitim. Te shkel me këmbe pa asnjë mëdyshje. Te godet me çdo mjet. Te fut ne burg shokët, miqtë, familjaret. Te izolon me presione. Te shpartallon me thashetheme dhe shpifje. Te sulmon me media. Te godet me polici. Te poshtëron deri ne maksimum. Nëse ne fund ti lodhesh nga gjithë këto sulme dhe shkon i kërkon falje, ai qesh me te madhe, qesh ne mënyre histerike. Pastaj te flak ne fund te rreshtit dhe te shtrydh dhe piken e fundit te gjakut.

Kjo histori ndodhi me mua. Provova gjithë presionet qe dikujt mund ti shkojnë ne mendje. Kërcënime për te me futur ne burg, pasi mi futi ne burg padrejtësisht dy miq. Kërcënime për heqje nga puna çdo jave. Kërcënime për familjen dhe fëmijët. Presione mafioze qe vetëm një mendje perverse i mendon. Nëse unë nuk do mendoja te mbrohesha prej tij, edhe me disa fakte te fiksuara ne video, sot do isha shkatërruar plotësisht nga ai. Do ishin sajuar qindra akuza, qindra dëshmitare te rreme. Do ishin shkruar qindra faqe gazetash dhe do ishin bere qindra kronika për korrupsionin tim imagjinar, vetëm për te kënaqur inatin dhe urrejtjen e tij, për qëndresën e një njeriu qe nuk e përkuli dot.

Bërja e disa videove për korrupsion e tij, dhe te disa miqve qe ai dërgonte tek unë për favore te paligjshme, ishte detyre historike për mua. Kjo ishte një detyre se pari ndaj familjes time, pastaj dhe ndaj këtij vendi, qe majm pa ditur gjë mostra si Ilir Meta.

Nuk kam as pendesën me te vogël për gjithshka qe kam bere. Jam shume i forte dhe si rezultat i kësaj qe kam bere. Kam rritur dhe shumëfishuar elektoratin dhe mbështetësit e mi. Kam dhëne një shembull publik, si asnjë politikan tjetër deri me sot.

Ka zëra që besojnë se ju i mbajtët këto video për vete me shpresën e ndonjë pakti me Ilir Metën, ndërkohë që ka zëra të tjerë që besojnë se ju u nxitët për ti regjistruar nga frika e natyrshme njerëzore jo vetëm për karrierën tuaj politike, por për jetën tuaj? Sa të vërteta ka në këto opinione të krijuara?

E sqarova pse i bëra videot. Jam me fat qe jam ndare përfundimisht prej Ilir Metës. Po te doja te beja pakte, te jeni te sigurte qe i kisha bere dhe sot do isha akoma ne qeveri.  Ishte një kohe qe Ilir Meta me ofroi te bëhesha Ministër i Jashtëm, por unë e refuzova. Ne një kohe tjetër, pasi isha larguar nga qeveria, me ofroi serish gjate një dreke ne Rogner te futesha serish ne qeveri per dy muaj. Unë kam refuzuar me neveri çdo oferte për ribashkim me atë. Kam pasur këshilla dhe oferta edhe nga te tjerë ne qeveri, por unë skam pranuar asgjë. Kam dale me dëshire ne opozite. Me thoni për ke tjetër keni dëgjuar te refuzojë oferta qeverie dhe te dale vete me dëshire ne opozite? Ketë pjese duhet ta analizoni dhe kuptoni me kujdes ju gazetaret. Po te kisha bere korrupsion dhe po te kisha frike nga puna qe kisha bere si Ministër, do isha sot me goje mbyllur dhe i strukur pas rraheve te maxhorances. Kam punuar paster. Skam frike nga asgjë dhe askush. Prandaj jam me dëshire ne opozite, dhe armiqtë i kam me te tërbuar se kurrë ne pushtet.

Gjatë kësaj kohe përveç impaktit që pati tek publiku, Ilir Meta vazhdon të jetë i pafajshëm de jure. Nëse Gjykata e Lartë nuk do ta marrë parasysh dëshminë tuaj dhe as faktet e ofruara nga ju dhe do e nxjerrë të larë Metën, do e quani gjithë këtë përpjekje një dështim tuajin? A do bëni denoncime të tjera në Prokurori pas kësaj?

Shqiptaret e dine se sot ne ketë vend nuk ka drejtësi. Nuk do habitesha fare nga asnjë vendim i Gjykatës se Larte. Drejtësia sot i është përulur pushtetit dhe është plotësisht ne anën e tij. Unë skam pasur objektiv te fus Ilir Metën ne burg. Kam pasur objektiv te bej transparence dhe e bëra. Do ta bej sa here te jete e nevojshme, sa here te kem bindjen se i shërben te mirës.

Zoti Prifti, ju keni qenë një nga drejtuesit e LSI-së e themeluesit e saj. Si u ndjetë kur edhe pasi të gjithë e panë Metën në atë video duke kërkuar nd

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›