E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu: Refuzimi i statusit, fajin opozita

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, reagon hapur në lidhje me konkluzionet e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, për Ballkanin Perëndimor, ku Shqipëria, për të 2-tin vit nuk mori statusin, për shkak të ngërçit politik dy-vjeçar.

Sipas ministres Bregu, ka qenë ngërçi politik i krijuar nga mungesa e vullnetit të opozitës, për të votuar ligjet me 3/5, për tu angazhuar në reformën zgjedhore dhe për të bashkëpunuar në plotësimin e 12 prioriteteve të BE-së.

Nëse opozita nuk do të kishte refuzuar për 2- vjet rresht bashkëpunimin me mazhorancën për përmbushjen e kriterit politik, sot statusi i vendit kandidat do të ishte realitet”, tha më tej Bregu.

Pavarësisht kësaj çështje, Bregu premton se Qeveria shqiptare mbetet e angazhuar, për të garantuar vazhdimin e bashkëpunimit me opozitën dhe shoqërinë civile, me detyrimin madhor për përmbushjen e kritereve të Kopenhagenit dhe plotësimin e detyrimeve që sjell procesi i integrimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›