Gwyneth Paltrow në pantallona të ngushta

Aktorja Gwyneth Paltrow, e cila këtë vit është shpallur femra më e bukur në botë, nganjëherë bën edhe disa gabime sa i përket modës.
Biondja 40-vjeçare u paraqit para pak kohësh me pantallona tepër të ngushta në ‘Licensing Expo’, në Las Vegas. Një gjë e tillë nuk kaloi pa u kritikuar.
Ylli nga filmi ‘Iron Man 3’ provoi që ta krijojë një dukje interesante me bluzë të bardhë dhe pantallona të ngushta me ngjyrë të zezë, ndërsa dukja është konsideruar si dështim në faqe të ndryshme të modës në internet.
Paltrow, bashkëshortja e këngëtarit Kris Martin të grupit ‘Coldplay’, këtë vit është shpallur femra më e bukur në botë nga revista amerikane ‘People’./indeksonline/