Goditet rrjeti i kokainës, 6 në pranga

Policia lokale bëri me dije se operacioni ka nisur në shtator të vitit të shkuar, ku është arrestuar shtetasi Eduart Muzhaqin, me 300 doza kokainë.
Më pas vazhduan hetimet, ku gjatë periudhës janar-shkurt të këtij viti, janë sekuestruar edhe 230 doza heroinë, 340 doza kanabis sativa, gjashtë automjete dhe 8 telefona celulare. Drejtori i policisë së Qarkut Emri Vata, tha se janë arrestuar gjashtë shtetas.
Në pranga ranë Kostandin Piku, Arben Hysa, Altin Çaka, Emiljano Ramazani, Petrit Bekteshi si dhe Ilir Rrapi. Rrejti vepronte në zonën e Elbasanit dhe prej disa muajsh ishte nën vëzhgim nga policia. Personat në fjalë akuzohen për veprën penale të “Prodhim dhe mbajtje e lëndës narkotike, e kryer në bashkëpunim, në formën e shitjes më shumë se një herë”. /Start/
2012-03-20 12:56