E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Brenda majit hapet tuneli i Kërrabës

Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi dhe ai i Mbrojtjes, Arben Imami, inspektuan sot punimet për ndërtimin e këtij tuneli.

Duke e cilësuar rrugën Tiranë- Elbasan si më të rëndësishmen, pas Rrugës së Kombit, Olldashi tha se "kanë përfunduar 66% e volumit të punimeve të përgjithshme, ndërsa punimet në tunel pritet të përfundojnë në muajin maj të këtij viti". 

Sipas tij, rruga Tiranë-Elbasan do të përfundojë në pranverën e vitit 2013. Nga ana e tij, kreu i Mbrojtjes, Imami, megjithëse posti i tij nuk është i lidhur drejtpërdrejt me infrastrukturën, deklaron se "në të gjithë vendin do të ketë modernizim të infrastrukturës rrugore". 

Autostrada Tiranë-Elbasan shkurton mesatarisht 40 minuta kohën që duhet për të shkuar nga Tirana në Elbasan. Investimi më i rëndësishëm i rrugës është tuneli i Krrabës, me një gjatësi prej rreth 2.4 km. Autostrada e gjatë prej 26.9 km është e ndarë në tri lote, nga të cilat: loti i parë fillon nga Unaza e Madhe deri në kilometrin e 13-të, loti i dytë është tuneli dhe loti i tretë është nga dalja e tunelit në qytetin e Elbasanit. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-03-20 12:56
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›