Gyl, presidenti turk vizitë në Shqipëri në 9-10 dhjetor
Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl do të vizitojë Shqipëinë në 9-10 dhjetor. Presidenti Topi dhe Gyl zhvilluan nje bisedë telefonike, ku Gyl e informoi kreun e shtetit shqiptar që e ka përshpejtuar vizitën e tij të planifikuar në vitin 2010, duke rënë dakord që ta zhvillojë atë në datat 9-10 dhjetor 2009.
Të dy homologët vlerësuan lart marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve tona në të gjitha fushat, diskutuan edhe për situatën në rajonin ballkanik si dhe për përmbushjen e aspiratave integruese të dy popujve për në Bashkimin Evropian.
Presidenti Topi u interesua për situatën në Turqi duke shprehur edhe një herë keqardhjen për viktimat dhe të zhdukurit nga përmbytjet e fundit në Stamboll.