3 mln asete të sekuestruara, konferencë për Antikorrupsionin e krimin e organizuar
Për 6 muaj janë sekuestruar 3 milionë euro të cilat dyshohen se kanë prejardhje nga aktivitete kriminale. Këtë shifër e ka treguar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi.
Ndërkohë në konferencën rajonale antikorrupsion të organizuar nga zyra e marrëdhënieve me publikun e Ambasadës Amerikane USAID OPDAT kanë qenë të pranishëm edhe zëvendësambasadorja amerikane në Tiranë, Debora Xhons, prokurorja e përgjithshme, Ina Rama si dhe ministri i Shtetit, Genc Pollo. Në fjalën e saj kryeprokurorja ka treguar rolin që kanë gazetarët investigativ në zbulimin e aferave korruptive.
Ndërsa minisitri i Shtetit, Genc Pollo ka bërë thirrje për miratimin sa më parë të Gjykatës Administrative.
Ndërsa konferenca e cila do të jetë deri në datën 17 do të tregojë edhe me raste ilustrative zbulimet e skandaleve të korrupsionit.