E Diel, 1 Nëntor 2026

H1N1, nje 64-vjecar viktima e radhes

Gripi i derrit ka shenuar nje tjeter viktime ne vendin tone. Nje 64-vjecar ka nderruar jete ne spitalin e Senatoriumit, si pasoje e gripit te derrit. I moshuari, i cili prej nje muaji ndodhej ne reanimacion dhe mjekohej me tamiflu, eshte viktima e 12 nga virusi i rrezikshem ne vendin tone. Sipas te dhenave, 64-vjecari nder te tjera vuante prej kohesh edhe nga hipertensioni, faktor qe ndikoi ne rendimin e gjendjes se tij.
Rasti
Shkon ne 12 numri i personave te vdekur nga virusi A/H1N1 ne vendin tone. Viktima e fundit eshte nje 64-vjecar nga Durresi, i shtruar prej nje muaji ne Senatorium. Ai mbahej me oksigjen ne reanimacionin e spitalit "Shefqet Ndroqi", ndersa mjeket kishin nisur trajtimin me tamiflu. Sipas zedheneses se Ministrise se Shendetesise, viktima ka qene duhanpires prej 30 vjetesh, ndersa vuante nga hipertensioni. Nderkaq behet e ditur se dy gra shtatzena, te shtruara edhe ato ne reanimacionin e Senastoriumit, kane dale nga gjendja kritike per jeten. Te njejtat burime kane bere te ditur se 54-vjecarja qe humbi jeten dy dite me pare ne spitalin e Korces, ishte e prekur nga virusi i gripit te derrit. Sipas specialisteve, eshte dashur qe te behen per here te dyte analizat, pasi heren e pare ata kane konfirmuar vetem faktin se virusi ka qene i tipit A. Specialisteve u eshte dashur me shume kohe, per shkak se mostra eshte marre pas vdekjes se pacientes. Mesuesja nga Korca nderroi jete mbremjen e se enjtes ne senatoriumin e Korces, pasi ka qendruar per me teper se nje jave nen kujdesin e mjekeve. Sipas bluzave te bardha, gruaja ishte shtruar ne spital me probleme te renda te traktit respirator dhe simptoma klinike te gripit te derrit. Ashtu si edhe ne vitet e meparshme, ne javen e pare te vitit verehet nje ulje e numrit te infeksioneve respiratore te raportuara, ne krahasim me javet paraardhese, per shkak te diteve te pushimit te festave te fundvitit.
Gripi
Per sa i perket situates, deri me tani rezultojne te prekur rreth 417 persona dhe shumica derrmuese e rasteve jane konfirmuar ne Tirane. Por specialistet e ISHP-se, bejne me dije se numri i te prekurve ne vendin tone nga ky virus mund te jete shume i madh, deri ne 60 mije persona, te cilet nuk kane kerkuar ndihmen e mjekut dhe e kane kaluar virusin ne gjendje te lehte. Te dhenat nga ISHP bejne me dije se deri dje jane marre 2.781 mostra nga Tirana dhe rrethet. Numri me i madh i mostrave eshte marre ne grupmoshen 15 -24 vjec ku vihet re dhe numri me i madh i rasteve te konfirmuara. Per sa i perket rasteve te renda jane raportuar 55 raste dhe vetem 84 per qind e tyre jane raportuar qe prej fillimit te dhjetorit 2009. Te dhenat tregojne se 22 per qind te tyre i perket grupmoshes 0-14 vjec. "Dy raste jane te moshes nen 12 muaj. Nje nga rastet feminor,e ka si semundje bashkeshoqeruese leishmanozen dhe nje rast tjeter paraqet encefalopati", thuhet ne Buletinin Epidemiologjik te ISHP-se. Sipas ketij te fundit rastet qe jane te moshave te rritura kane paraqitur semundje shoqeruese si diabet, semundje kardiovaskulare etj.

Rastet e vdekjeve nga H1N1
I pari qe vdiq ishte nje 53 vjecar nga Durresi qe vuante edhe nga tumori.
I dyti qe vdiq ishte nje grua 47 vjecare nga Shkodra, me semundje kronike
I treti qe humbi jeten nga gripi i derrit ishte po nje burre 53 vjec nga Shkodra.
I katerti qe vdiq ishte nje i ri 32 vjecar nga Vlora, i cili ishte emigrant ne Itali.
I pesti qe humbi jeten nga H1N1 ishte 18 vjecarja shtatzene.
I gjashti qe vdiq nga ky virus ishte nje grua 52 vjecare nga Kukesi me tuberkuloz.
I shtati rast, nje 25 vjecar paraplegjik nga qyteti i Korces.
I teti rast ishte nje 55 vjecare nga Tirana e cila vuante nga semundje kronike
I nenti rast ishte nje grua 25 vjecare shtatzene me dy binjake.
I dhjeti rast u shenua pak dite me pare nje 55 vjecare nga Fieri qe vuante nga hipertensioni.
I njembedhjeti rast ishte nje grua 54 vjecare nga Korca, e cila vdiq ne spitalin e qytetit.
I dymbedhjeti rast u shenua diten e djeshme nje 64 vjecar nga Durresi me semundje kronike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›