Kombetarja barazon ne miqesore, Kuzhe vlereson mbrojtesit
Kombetarja shqiptare barazoi dje ne Antalia, 2-2 me ekipin e kategorise se katert te Turqise, Sirtsport Jetpa. Kuqezinjte shenuan dy golat e pare dhe ne fund turqit barazuan rezultatin e ndeshjes. Por ndryshe nga miqesorja e disa diteve me pare, kur ndaj Adonosporit te grumbulluarit e Kuzhese zhvilluan nje ndeshje te dobet dhe u munden me rezultatin 2-1, gjate miqesores se djeshme, loja ka qene pozitive dhe trajneri eshte shprehur i kenaqur me paraqitjet e disa lojtareve, kryesisht te mbrojtjes. Sot ekipi do te rikthehet ne kryeqytetin shqiptar. Pas kthimit, nga 20 lojtare qe u testuan nga stafi drejtues i kuqezinjve, do te deklarohen emrat e tre deri ne kater futbollisteve qe ka pelqyer me teper kroati. Lojtaret qe kaluan testin e zborit te Turqise, qe i perkasin kryesisht mbrojtjes, ne baze te raportimeve nga Turqia, do te testohen edhe ne miqesoret e radhes se ekipit tone kombetar. Pervec te deklaruarve, Bakaj apo Lila qe njihen me paraqitjet ne kombetar, Roshi dhe Cikalleshi kane qene nder me te miret ne miqesoren e djeshme. Ndeshja nisi mire per kuqezinjte. Tre minuta pas fillimit, Roshi rrembeu nje top nga kundershtari dhe depertoi bukur duke shenuar golin e pare per kuqezinjte. Pjesa e pare ka qene pozitive. Mbrojtesi i Tiranes, Lila shenoi golin e dyte, por u anulua nga gjyqtari kryesor i ndeshjes. Ekipi shqiptar luajti me mire ne pjesen e pare dhe krijoi raste te tjera. Me fillimin e pjeses se dyte erdhi edhe goli tjeter. Sefa, krosoi nga kendi dhe Cikalleshi realizoi golin e dyte. Kuzhe kryen disa nderrime dhe deri ne fund te ndeshjes ekipi turk u tregua me kerkues ne sulm. Goli i pare i turqve u shenua me 11-metersh, ne mesin e pjeses se pare. Pas nje depertimi dhe pozicioni te dyshimte te sulmuesit te ekipit turk, Semina shkaktoi faull ne zone. Ne fund te ndeshjes erdhi barazimi, pas nje rremuje ne zonen tone dhe me kete barazim ne miqesoren e dyte, kuqezinjte mbyllen nje jave pergatitjeje ne Turqi.
Solidariteti
FSHF akordoi dje 5 milione leke (te reja), ne ndihme te banoreve qe ndodhen ne zonat e permbytura ne Veri te vendit, nga shirat e shumte qe rane gjate ketyre diteve. Ne solidaritet si shume shqiptare dhe subjekte te ndryshme, FSHF akordoi ndihmen e saj.