FSK dërgon kontingjent shtesë në Shqipëri
PRISHTINE- Mbështetur në kërkesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për shtimin e trupave të FSK-së në aksionin e kërkim-shpëtimit, pas situatës së rënduar nga vërshimet në veriun e Republikës së Shqipërisë; drejtuesit e ministrisë së FSK-së ndërmorën masat e nevojshme për shtimin e numrit të pjesëtarëve të FSK-së në këtë aksion.Kontingjenti shtesë u nis sot në orët e para të mëngjesit i pajisur me automjete dhe pajime tjera të nevojshme për këtë mision, ku do ti bashkëngjitet njësisë që atje po ndihmon që nga 5 janari i këtij viti.Pas deklarimit të NATO-s për arritjen e kapaciteteve të para operacionale, kjo është hera e parë që FSK-ja merr pjesë në një mision humanitar jashtë shtetit(s.g/Telegrafi/balkanWeb)