E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

HAMBURG – 20 000 protestues kundër reformës së emigracionit, të mbështetur nga AfD

HAMBURG, 1 shkurt /ATSH-DPA/ – Më shumë se 20 000 persona demonstruan dje në mbrëmje në qytetin verior gjerman të Hamburgut kundër përpjekjeve të Unionit Kristian- demokrat të qendrës së djathtë (CDU) për të shtyrë reformat në ligjet e migracionit në parlament me mbështetjen e së djathtës ekstreme.

Gjermania ka parë një valë protestash ditët e fundit pasi CDU-ja e opozitës miratoi një mocion jodetyrues për reformimin e ligjeve të migracionit në Bundestag, të mërkurën, me votat e Alternativës së ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD).

Ndërsa një projektligj tjetër dështoi ngushtë në parlament të premten, protestat e fundit tërhoqën kryetarin e bashkisë së Hamburgut Peter Tschentscher, kryetarin e klubit të futbollit ”St. Pauli” dhe figura të tjera të krahut të majtë, me demonstruesit që formuan një zinxhir njerëzor.

Një tjetër demonstratë e madhe është planifikuar për sonte në Hamburg për këtë çështje, me organizatorët që presin dhjetëra mijëra pjesëmarrës./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›