E Hënë, 2 Nëntor 2026

HAPËSIRË – Një ekuipazh amerikano-rus nis misionin drejt ISS-së

MOSKË, 27 nëntor /ATSH-/ – Një ekuipazh i përbashkët amerikano-rus prej tre astronautësh ka nisur sot  një  mision drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) me një anije ruse “Soyuz” pas një lëshimi të suksesshëm, sipas AP.

Raketa mbajtëse “Soyuz “u ngrit nga baza e Baikonurit në Kazakistan,duke dërguar në orbitë anijen “Soyuz MS-28”.

Në bord ndodheshin astronauti i NASA-s Chris Williams dhe dy kozmonautët rusë, Sergei Mikaev dhe Sergei Kud-Sverchkov. Anija u bashkua me Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës rreth tre orë më vonë,. Treshja pritet të qëndrojë rreth tetë muaj në laboratorin orbital.

Ky është fluturimi i parë hapësinor për Williams, një fizikan, dhe për Mikaev, një pilot ushtarak.

Për Kud-Sverchkov është misioni i tij i dytë në ISS. Gjatë qëndrimit në stacion, ata do të kryejnë eksperimente shkencore dhe demonstrime teknologjike që synojnë të avancojnë eksplorimin njerëzor të hapësirës dhe të sjellin përfitime për jetën në Tokë.

Në stacion, treshja do t’i bashkohet astronautëve të NASA-s Mike Fincke, Zena Cardman dhe Jonny Kim, astronautit japonez Kimiya Yui, si dhe kozmonautëve rusë Sergei Ryzhikov, Alexei Zubritsky dhe Oleg Platonov. Kjo bashkëpunim ndërkombëtar do të mbajë në funksionim laboratorin orbital dhe të gjitha misionet kërkimore që po zhvillohen atje.

Ndërkohë, “Boeing” dhe “NASA“ kanë rënë dakord që në fluturimin e ardhshëm të capsules”Starliner” të mos udhëtojnë astronautë. Në vend të tyre, kompania do të kryejë një mision provë vetëm me ngarkesë drejt ISS, për të demonstruar sigurinë e kapsulës. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›