E Hënë, 2 Nëntor 2026

GJERMANI – Zyrtari më i lartë ushtarak i BE-së bën thirrje për bashkëpunim në industrinë e mbrojtjes

BERLIN, 27 nëntor /ATSH-DPA/- Kreu i Shtabit Ushtarak të Bashkimit Evropian, Michiel van der Laan bëri thirrje sot për bashkëpunim më të ngushtë brenda sektorit të mbrojtjes të bllokut – gjatë një takimi të oficerëve të lartë të BE-së në qytetin gjerman, Ulm.

“Sisteme të ndryshme armësh me logjistikë dhe municione të ndryshme nuk janë të dobishme”, tha gjeneral-lejtnant, Michiel van der Laan – duke i bërë thirrje sektorit të mbrojtjes të BE-së – të bashkëpunonte më shumë brenda vendit – në mënyrë që të kishte kompani që konkurronin me njëra-tjetrën.

Van der Laan shërben nën drejtimin e Kaja Kallas, përfaqësueses së lartë të BE-së për punët e jashtme dhe politikën e sigurisë.

Shtabi Ushtarak i BE-së është i ndarë nga NATO dhe dukshëm më i vogël.

Oficerët komandues janë përgjegjës për dislokimet jashtë BE-së, si në Bosnjë-Hercegovinë. Ata takohen një herë në vit.

Çështjet e diskutuara në takimin e këtij viti, në të cilin morën pjesë rreth 40 pjesëmarrës, ishin misionet aktuale dhe të planifikuara.

Një nga selitë e organizatës është në Ulm, ndërsa të tjerat ndodhen në Paris, Romë, Rota në Spanjë, Larisa në Greqi dhe Kraków në Poloni.

Shtabet e ndryshme koordinojnë dislokimet në rast krize. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›