HISTORIA PREKESE/ Shpëtoni nxënësen Elsa

Shtëpia ku jeton Elsa
Vajza, që ka denoncuar mësuesin e saj, thotë se do të vetëvritet. Rrëfimi prekës i saj për një histori që po mban pezull jo vetëm një fshat të tërë
Nga Lindita Çela
Ka sy të shkruar e flokë korb të zezë. Trup të thajmë e shtat të lartë. Nuk është fëmijë, por as vajzë, përballë së cilës nuk do të rezistonte dot asnjë mashkull, qoftë ky dhe mësuesi e saj. Por Elsa është e vetmja bukuri në shtëni e Gjoni Vorfit, në fshatin Gziq, rreth një orë larg Rrëshenit. Është gati e pabesueshme që një krijesë që duket kaq e dëlirë dhe e bukur rritet pikërisht aty ky mjerimi dhe paradoksi janë në normalitet.
Elsa duket i vetmi njeri normal në këtë shtëpi që kundërmon e tëra, dhe të atit prej 24 vjetësh nuk i ka thënë kush punë e mbarë.
Shtëpia ku jeton Elsa është një kasolle dhe një dhomë e vetme shërben sipër të pritur miqtë, për të ngrënë dhe për të fjetur. Elsa të tregon shtratin e saj, që është përballë atij të prindërve, në atë dhomë që për dysheme ka tokën. Një sobë e vjetër shërben për ngrohje e një dreq e di se si Gjoni ka mundur të ketë në atë shtëpi një televizor LG 62 polsh, ku ai është pronar i vetëm i telekomandës. Ndërsa nga një dhomë tjetër, herë pas here, dëgjohen disa ulërima që të kallin datën..

I ati Elsës
Tek Elsa
Derën e shtëpisë e hap Elsa e me një zë të frikësuar thërret të atin, pa guxuar të na ftojë dhe as të na qasë. Gjoni, sytë e të cilit janë tejet të skuqur e sa spo plas nga shëndeti, të fton në dhomën, ku veç televizorit LG, nuk ka asnjë orendi normale. Menjëherë nis e të rrëfen se çi ka ndodhur të bijës, sikur të ishte historia më e bukur e jetës së tij. E quan grua, vajzë të turpëruar, që nuk do të shoh më dritën e diellit, jo më të prekë pragun e shkollës. Madje në zellshmërinë e tij të rrëfimit, Gjoni e quan edhe dashnorin e vajzës”, mësuesin që mesditën e së premtes ka tentuar të kryejë veprime të turpshme me 14- vjeçaren. Të thotë se do e vrasë mësuesin e anglishtes se këtë turp veç gjaku e lan. Të flet me zë të lartë e fjala humbet arsyen në gojën e tij, aq sa nuk mund të kuptosh nëse je në shtëpinë e një matrapazi apo të një prindi, vajza e të cilit, endë fëmijë, ka përjetuar historinë më të tmerrshme të jetës së saj. E ndërsa Gjoni ulëret teksa rrëfen çdo ti bëjë mësuesit, gruaja e Gjonit nuk guxon të flasë. Elsa dridhet e tëra e klithmat që vijnë nga dhoma tjetër duket se i japin forcë 14 vjeçares në rrëfimin e saj. Gjoni të thotë se gruan e ka sëmurë. Ka probleme mendore, por nuk është aq keq si djali, që e mban të mbyllur në dhomën tjetër pasi as nuk flet e as nuk ecën. Gjoni të shpjegon se klithmat ulëritëse i lëshon djali i tij, 24 vjeçar, që një zot e di se në çkushte mund të jetojë në atë dhomë të kyçur, kur kjo e hapura është në këtë derexhe.
Dilja nuk thotë asnjë fjalë, edhe pse duhet të ishte e tmerruar nga historia e vajzës, por në heshtje sytë e saj të kallin datën.
Elsa më duket i vetmi njeri normal në këtë shtëpi, nëse mund të quhet e tillë një fëmijë që kujdeset si për nënën, ashtu dhe për vëllain e saj.
Tek mësuesi
Elsa është nxënësja më e mirë e shkollës 9- vjeçare në fshatin Gziq. Por që sot ajo nuk do të shkelë më këmbë në shkollë. Ky është vendimi që ka marrë Gjon Vorfi e 14- vjeçarja nuk ka rrugë tjetër, megjithëse ënda ia kishte të studionte për gjuhë shqipe. Elsa pëlqen muzikën e kërcimin, e si çdo adoleshente çnuk do të jepet për të dëgjuar Noizin.
Por Elsa nuk është adoleshente, e kurrë nuk ka jetuar një ditë të tillë mes atij mjerimi.
Nuk guxon të dalë të shoh dritën e diellit. Një fshat i tërë ka dëgjuar se si mësuesi i anglishtes ka tentuar të ngacmojë nxënësen e tij. Elsa ka frikë të shkojë në shkollë, po aq sa ka frikë të rrijë në atë shtëpi, ku nuk besoj se i ka thënë kush një fjalë të ëmbël apo e ka përkëdhelur ndonjëherë. Është e mallkuar të rritet që në lindje.
Teksa nis e rrëfen se si mësuesi e ka ftuar në shpi e më pas ka tentuar ta puthë, lotët i rrjedhin kur e pyet nëse do të shkonte më në shkollë. Elsa e di fort mirë se tash e tutje të gjithë do ia bëjnë me gisht, e të parët janë shokët e shkollës. Në fshatin Gziq ajo nuk ka më jetë. Edhe ajo fije e hollë lirie, që e lidhte atë me botën normale, duket se është këputur të premten pasdite kur ajo denoncoi mësuesit e saj për veprime të turpshme.
Rrëfimi i Elsës lë fort shtigje dyshimi, por tek e sheh ashtu, aq të brishtë e të dëlirë, aq fëmijë, që më parë se sa ti gëzohet jetës mendon për vdekjen, beson fort se Elsa nuk është vetëm viktimë e mësuesit të saj.
Në fakt, në Gqiz askush nuk e beson historinë e Elsës. Për Dedë Gjinin të gjithë vënë duart në zjarr për ndershmërinë e tij. Lajmi se 62- vjeçari ka tentuar të ngacmojë nxënësen e tij 14- vjeçare ka rënë si bombë në fshat. Askush nuk e beson që mësuesi prej 40 vitesh i fshatit, të ngacmojë një vajzë 14- vjeçare. Po Elsa insiston fortë në historinë e dhunimit të saj. Një histori kjo që tani për tani e ka mbyllur brenda kasolles së saj ku nuk ka ëndrra, por vetëm zëra ulëritës që kërkojnë hakmarrje, e klithma dëshpëruese të një 24- vjeçari që duket sikur kërkon ndihmë.
E atëherë Elsa dridhet si purtekë. Sytë e shkruar përmbyten në lot e më zë të mekur të thotë se nëse: Babi hakmerret ndaj mësuesit, do të vras vetën.
E ndërsa e sheh atë fëmijë, aq të bukur, por kaq tragjik, sytë e saj të akullt, pa jetë, duket sikur të thonë se nuk kanë asgjë për të humbur. Jeta e saj është shuar, edhe nëse ka pasur ndonjëherë jetë në atë gërmadhë mjerimi.
INTERVISTA/ Dëshmia e vajzës që akuzon mësuesin se ka tentuar të kryejë veprime të turpshme me të
Gjon Vorfi është tërë kohën aty teksa vajza e tij rrëfen se si mësuesi i anglishtes e ka ftuar në shtëpinë e tij e më pas ka tentuar ta puthë e zhveshë. Për fat, vajza ka mundur të ikë, ndërsa pasditen e së premtes, e shoqëruar nga i ati ajo ka dëshmuar në policinë e Rrëshenit gjithë tmerrin e saj, për të cilën 62- vjeçari, Dedë Gjini, është arrestuar tre ditë më parë. Për TemA-an vajza rrëfen historinë e dyshimtë për mësuesin që e ka ftuar në shtëpinë e tij për