E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëfimi i 32 vjeçarit që drogohet rregullisht prej 15 vitesh

drogUnë drogohem rregullisht prej më shumë se 15 vjetësh, që prej moshës  17 vjeçare. E nisa si lojë , më shumë për gallatë, sepse më bënte të qeshja. Fillimisht ka pirë marijuanë, por pas tre vjetësh dhe aktualisht përdor rregullisht heroinën me shiringë. Kam tentuar disa herë të rehabilitohem ,por sia kam dalë, ajo është më e fortë se unë. Kam jtuar pa të gjithë,pa gjithçka ,pa prindërit   emi, të cilëve u ka hyrë e keqja në shpirt kur mësuan dramën time, pa të dashurën time , një histori 7 vjeçare. Kam lënë gjithçka të dashur për mua dikur , duke përjashtuar edhe punën si kamarier,, më vonë si menaxher i një pub-i në kryeqytet. Por drogës nuk i them dot jo, do çmendesha. Vetëm një mrekulli mund të më shpëtojë, përndryshe fundi im  nuk është i largët.

Kështu është shprehur Erlindi 32 vjeçar , i cili jetoniI vetëm prej 6 vitesh.

Jeta ime mori tatëpjetën për shkak të njerëzve mëe të cilët  shoqërohesha çdo ditë . Unë isha vetëm 17 vjeç, nxënës i shkolllës së mesme Qemal Stafa kur ndizja një cigare hashash në ditë, kur ndizja një cigare hashash në ditë.Kam qenë shumë i shkathët më buronte një energji e pashterrshme, kam qenë tip kuraioz, doja të provoja gjithçka edhe nëse më thoshin se është gjë e keqe. Kisha  besim në vete  se çfarë do që të pija, si hashash apo heroinë, mund ta lija kur të doja , smund të ishte më e fortë se unë . Por aty gabova- shprehet ai për gazetën Shqip.

Erlindi tregon se :Dua ta duroj dhimbjen , por më duket sikur po vdes.Çdo ditë i them vetes , edhe sot dhe nuk e bëj më ,por  e bëj përsëri.

Edhe pse ai pohon se çdo ditë zgjohet  me dëshirën për një jetë të re , droga  e ka futur në vorbullën e saj./A.XH

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›