E Diel, 1 Nëntor 2026

Mesazhi i Bieber për Anna Frankun,ngjall polemika

justinJustin Bieber,ka lënë të gjithë gojëhapur me mesazhin që ka shkruar në Librin e Mysafirëve,në Shtëpinë Muze të Anna Frankut.

Këngëtari i cili ndodhet në Europë për një turne,ka vizituar Shtëpinë e Anna Frankut në Amsterdam,e cila është hapur si muze në vitin 1960.

Është  vërtetë inspiruese të jem këtu. Anna ka qënq një vajzë e mrekullueshme. Shpresoj që ajo do të ishte edhe një beliber, ka shkruar këngëtari”.

Ky shkrim ka ngjallur polemika të shumëta mediale por edhe nëpër rrjetet sociale. Termi beliber përdoret pë ata që besojnë dhe ata që duan Bieberin.

Edhe stafi që përdorë faqen zyrtare në Facebook të Shtëpisë së Anna Frank,ka shpërndarë mesazhin që ka lënë këngëtari.

Shumë nga përdoruesit në Facebook e kanq quajtur mosrespekt,të neveritëshëm dhe sjellje jot ë mirë këtë mesazh të këngëtarit kanadez.

Si do mund të ishte ajo? Ky idiot si duket po kënaqet me veten. Le të tregojë pak respekt për një figurë historike sic është Anna,ka shkruar një përdorues i Facebook në lidhjen ku është shfaqur mesazhi.

Ndërkohë situatë e ngjashëme ka qënë edhe në Twitter ku përdorues e këtij rrjeti social,kanë qënë madje më të ashpër se ata në Facebook. Disa nga ata kanë rekomanduar që Bieber të dërgohet në rehabilitim.      P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›