E Shtunë, 31 Tetor 2026

HIV/AIDS koncert bamiresie


Në Tiranë u organizua një koncert bamirësie me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Luftës kundër HIV/AIDS-it.

I pranishëm në këtë mbrëmje në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit ishte edhe Presidenti Bamir Topi, i cili iu bashkua apelit sensibilizues për të gjithë shoqërinë shqiptare.

“Me zotin Stojku po komunikoja për rastet klinike që janë në Shqipëri. Janë 478. Mos harroni, janë 478 raste, por në 3% të depistimit. Kjo do të thotë që së pari, shoqëria jonë duhet të dijë të ketë edukatën shëndetësore, të kontrollohet, të diagnostikohet për të njohur veten, për të njohur partnerin, sepse përgjegjësia nuk është më thjesht individuale. Mendoni që njerëzit martohen, lindin fëmijë dhe gjithçka duhet të parandalohet në këtë mënyrë.
Sot është një apel për të gjithë strukturat, qofshin këto struktura shëndetësore, qofshin këto struktura edukative: që të gjithë së bashku, sidomos në këtë ditë sensibilizuese për të gjithë, të bëhen bashkë me një zë të përbashkët për ta çuar këtë apel tek e gjithë shoqëria”, tha presidenti Topi.  

Koncerti i bamirësisë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Luftës kundër HIV/AIDS-it u organizua nga “Unioni Shqiptar për Cilësinë e Jetës”.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga shendetesia HIV/AIDS, më shumë të prekur këtë vit në Shqipëri
Vitin e fundit është rritur në mënyrë dramatike numri i presonave me Hiv/Aids në Shqipëri. Instituti i Shëndetit Publik raporton 65 raste te reja, 3 prej të cilëve fëmijë. SIDA, Ministria: 65 raste të reja në 2011
Ministria e Shëndetësisë njofton se 478 persona në vend janë të prekur nga HIV, ndërsa vetëm në vitin 2011 janë identifikuar 65 raste të reja. Qelizat staminale, një risi
Mjekë të njohur gjinekologë shqiptarë dhe grekë kanë marrë pjesë në konferencën zhvilluar për qelizat staminale, një risi e shkencës për shërimin e disa sëmundjeve të rënda. Familja Mbretërore: Gjendja e Leka Zogut, kritike
Familja Mbetërore informoi opinionin publik për gjendjen shëndetësore të Leka Zogut I duke bërë më dije se gjendja shëndetësore e pretendentit për Fronin Mbretëror është kritike, por më e stabilizuar. Kurimi i sëmundjeve të rënda
Shqiptarët tashmë do të mund t’u paraprijnë sëmundjeve kancoregjene, sëmundjeve të trurit, të zemrës, diabetit, sëmundjeve të gjakut e të tjera, duke ruajtur qeliza dhe inde të kordonit umbilikal, e njohur në gjuhën popullore si kërthiza e bebes së sapolindur.

Lajmet kryesore

"Zhvillimet në PS, roli im në parti dhe aktualiteti politik"
Rrëfimi i detajuar i Ben Blushit në “Top Story”
Ina Rama: Tre akuza për 21 janarin
Korrupsioni, Shqipëria përkeqësohet
Vrasje në qendër të Fierit
SIDA, Ministria: 65 raste të reja në 2011

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›