E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tunelet pengojne ndertimin e rrugeve


Qeveria shqiptare është vendosur në vështirësi serioze sa i takon ndërtimit të rrugëve me tunele, pasi një pjesë e projekteve janë hartuar duke u bazuar me një kalim (galeri), në një kohë kur Bashkimi Europian ka ndryshuar kushtet, raportoi ditën e premte e përditshmja “Shqip”.

Zv.ministri i Transporteve, Ernest Noka, thotë se disa projekte rrugore, si Kardhiq-Delvinë apo Rruga e Arbrit, të konsideruara prioritet nga Kryeministri, ndodhen në fazë ngërçi, pasi ishte parashikuar në kontratë ndërtimi i tunelit vetëm me një galeri, në një kohë kur direktiva e fundit e BE-së thotë se për tunele me gjatësi mbi 500 m, nevojitet patjetër vendosja e dy galerive (sikurse është tuneli i Thirrës, në Rrëshen-Kalimash).

“Këto rrugë ndodhen në fazën e rishikimit të projektit dhe përfundimi i punimeve do të kërkojë kohë”, u shpreh Noka në Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, kur po diskutohet buxheti i rrugëve për 2012-n.

Rruga e Arbrit ishte e parashikuar me dy tunele, 500 metra dhe 2.5 km, por vetëm me një kalim, kurse tuneli i Kardhiq-Delvinë mban një gjatësi rreth 900 metra.

Aktualisht, qeveria po ndërton tunelin e Krrabës të Tiranë-Elbasan me 4 km gjatësi dhe kosto rreth 8 miliardë lekë, i projektuar me dy galeri (ose tuba në gjuhë teknike), ndërsa tuneli në Kalimash kushtoi 28 miliardë lekë për 6 km gjatësi.

Të tjera projekte ndodhen në situatë të vështirë sa i takon realizimit të afateve, si ai i Milot–Fushë-Krujë, pasi qeveria kërkoi dublimin, në kundërshtim me atë çfarë kishte kërkuar Banka Botërore për projektin me dy kalime, ndërsa Levan-Vlorë po vuan vonesat e hartimit të projektit me gabime sa i takon pjesës së urave.

Problemet nuk kanë të sosur as me Fier-Tepelenë, rrugë e nisur prej dy vitesh, dhe ende nuk ka përfunduar, për shkak se ndërtimi i hidrocentralit të Ashtës shkaktonte përmbytje në një pjesë të rrugës. Shumë akse kanë mbetur pezull edhe për shkak të shpronësimeve, si aksi i Plepa-Rrogozhinë.

Megjithatë, zv.ministri Noka garantoi se pjesa dërrmuese do të përfundojë në qershor të vitit tjetër. Debate të forta pati në komision edhe sa u takon borxheve që shteti ka ndaj firmave të ndërtimit.

Transportet nuk pranojnë se kanë detyrime, sikurse as Ministria e Financave. “Firmat punojnë më tepër sa janë fondet e parashikuara në buxhet e për rrjedhojë futen në borxhe”, tha Noka, por antari socialist, Arben Ahmetaj, vuri në dukje shkakun që lidhet me kushtin e përfundimit të punimeve. “Ndërtuesit futen në borxhe, pasi një VKM e qeverisë i detyron të përfundojnë 70% të rrugës, pastaj të marrin pjesë në tenderë”.

Tjetër diskutim u lidh me koncesionin e mirëmbajtjes së rrugëve. Aktualisht qeveria po negocion me IFC për dhënien te privati për mirëmbajtjen e aksit Milot-Kalimash-Morin, kundrejt pagesës. “Tenderi për caktimin e firmës parashikohet në dhjetor, ndërsa në janar shpallet fituesi”, shtoi Noka.

Facebook Sondazh

A e konsideroni tunelin Kardhiq-Delvine dhe rrugen e Arbrit si nje prioritet kombetar?

Po

Jo


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_521'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(521); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Hipotekat, Tiranë, nis regjistrimi
Në Shqipëri po ndërtohet sistemi i ri i regjistrimit të pasurive të paluajtshme, bazuar në ligjin e ri, i cili synon regjistrimin fillestar të pasurive të paluajtshme, raportoi “Shqip” në numrin e së premtes. Zeqo: Garantojmë energji
KESH ka siguruar energji elektrike për muajin dhjetor, përmes tenderit të zhvilluar pak ditë më parë dhe po përgatitet për nënshkrimin e të tjera kontratave për muajt në vijim. Mister faturat e papaguara të energjisë
CEZ e konsideron konfidenciale deklarimin e borxhit të keq, atë pjesë të faturës së dritave të papaguara nga shteti në vitet 2008-2010, edhe pse kërkesa për rritjen e çmimit me 5 për qind bazohet pikërisht te kjo e dhënë. BSH ul normën e interesit
Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit në minimumin historik, prej 4.75 për qind, për t’i dhënë një stimul të ri ekonomisë së goditur nga kriza. Kriza, skenarët për euron
Paniku që ka mbjellë kriza e eurozonës ka celur mes ekspertëve debatin, se sa larg mund të shkojë kjo situatë. Andis Harasani dhe Sybi Hida thonë se përtej asaj cfarë po ndodh, skenari i braktisjes së euros duket i pababazë.

Lajmet kryesore

"Zhvillimet në PS, roli im në parti dhe aktualiteti politik"
Rrëfimi i detajuar i Ben Blushit në “Top Story”
Hipotekat, Tiranë, nis regjistrimi
Urdhër-arresti për Ilir Kumbaron
Korrupsioni, Shqipëria përkeqësohet

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›