E Diel, 1 Nëntor 2026

HRW: Forcat siriane urdhërohen të gjuajnë në protestues

Organizata “Human Rights Watch” ka bërë të ditur se komandantët e ushtrisë siriane kanë urdhëruar trupat e tyre që të gjuajnë me të gjitha mjetet, për të ndaluar protestat kundër regjimit të presidentit Bashar Al-Assad.

Në një raport të publikuar sot, organizata tregon se komandantët ushtarakë dhe zyrtarët e inteligjencës gjithashtu kanë dhënë urdhra që në mënyrë të paligjshme të qëllojnë, të rrahin dhe të torturojnë të burgosurit.

Raporti bazohet në intervistat e dhjetëra të dhunuarve nga forcat siriane të sigurisë.

Kombet e Bashkuara bëjnë të ditur se rreth 5,000 persona janë vrarë që nga fillimi i protestave në Siri, para nëntë muajve.

Ndërkohë, vëzhguesit sirianë të Human Rights Watch bënë të ditur se sot janë vrarë të paktën 27 ushtarë dhe personel i forcave të sigurisë, në përplasjet me dezertorët e ushtrisë, në provincën Dara.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›