E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti pakistanez lë spitalin

Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari ka lënë sot spitalin dhe po qëndron në shtëpinë e tij në Dubai.

Zëdhënësi i tij, Faratullah Babar nuk dha asnjë informacion se kur presidenti do të kthehej në Pakistan.

Më herët, një deklaratë e publikuar nga presidenca tregonte se të gjitha rezultatet e testeve që ka bërë presidenti kanë dalë në kufijtë e normales dhe se gjendja e tij është e mirë.

Javën e kaluar, presidenti pakistanez u dërgua në një spital në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›