HRW: Iraku ende me burgje të fshehta

Human Rights Watch raporton se irakianët po mbahen në mënyrë ilegale në një burg të Bagdadit, për të cilin, qeveria e Irakut tha se e ka mbyllur që prejt vitit të kaluar.
Dëshmitarët, zyrtarët qeveritarë si dhe grupi për të drejtat e njeriut kanë thënë se forcat irakiane të sigurisë po “i rrëmbejnë njerëzit pa ndonjë proces gjyqësor, ose aktakuzë dhe po i fshehin në zonat ku nuk ka mundësi komunikimi”, përfshirë edhe në burgun, Kampi i Nderit.
Një vit më parë, ishte njoftuar se ky objekt, që gjendet brenda Zonës së Gjelbër, ishte mbyllur nga autoritetet irakiane.