Sulme ajrore kundër piratëve somalezë

Forcat detare të Bashkimit Evropian kanë kryer një sulm ajror kundër një baze piratësh në Somali.
Një zëdhënës tha se aeroplanët e marinës së BE-së dhe helikopterë kanë marrë pjesë në aksion.
Nuk është raportuar për viktima në sulmin që ndodhi në bregdetin qendror të Somalisë, në rajonin Galmudug.
Majkëll Man, zëdhënës i kryediplomates së BE-së, Ketrin Eshton, tha se aksioni ishte pjesë, e asaj që ai e përshkruajti qasje gjithëpërfshirëse në luftën kundër piratëve.
Muajin e kaluar, BE hapi rrugën që forcat e saj të sulmojnë piratët në bregdetin somalez.
Në vitet e fundit piratët somalezë kanë kapur disa anije përgjatë Oqeanit Indian duke kërkuar haraç për lirimin e tyre.
Aktualisht besohet se ata janë duke i mabjtur 17 anije me 300 anëtarë të ekuipazhit.