E Shtunë, 31 Tetor 2026

HRW-Ligës Arabe: Publikoni raportin për Sirinë

Grupi Human Rights Watch, me seli në Nju Jork, ka kërkuar nga Liga Arabe të publikojë raportin final të misionit vëzhgues të tij në Siri.

Sara Le Uajtson, drejtoreshë për Lindjen e Mesme në HRW, tha se publikimi i raportit është i domosdoshëm për qartësimin e zërave që qarkullojnë se misioni monitorues “është manipuluar nga autoritetet e Sirisë”.

Më tej ajo theksoi se vlerësimi transparent i misionit vëzhgues mund të përcaktoj nëse monitoruesit duhet të mbeten apo jo në Siri.

HRW, poashtu, i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që të imponojë embargo të armatimit ndaj Sirisë, në kuadër të përpjekjeve për ndaljen e dhunës në këtë vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›