E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohen të fshehtat e Gadafit, gjenden armë kimike

Lajmi i fundit që vjen nga Libia tregon se ish-diktatori i Libisë, Muammar Gaddafi, mbante të fshehur në një magazinë ushtarake një stok të madh armësh kimike të ndaluara nga konventat ndërkombëtare. Lajmin u raportua sot nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, inspektorët e të cilës vizituan Libinë gjatë javës. Midis municioneve të ndaluara që u zbuluan ishte edhe “sulfuri mustadë”, i cili mund të shkaktojnë një vdekje tejet çnjerëzore, nëpërmjet hemorragjisë së përhapur dhe dhimbjeve të forta.

Qeveria e përkohshme libiane u shpreh në një komunikatë se nuk ka pasur dijeni për këtë lloj të ndaluar armësh. Mbetet për të sqaruar se përse kjo armë vdekjeprurëse nuk është përdorur në konfliktin civil disa mujor, që solli fundin e regjimit të Gaddafit dhe eventualisht ekzekutimin e tij. Sipas specialistëve të dërguar në Libi, regjimi i shkuar është përpjekur drejt fundit të tij të eliminonte gjurmët e këtyre armëve dhe ka asgjësuar një pjesë të tyre.

Libia ka kohë deri në fund të prillit për të prezantuar një plan të detajuar për mënyrën se si planifikon të asgjësojë armët e rrezikshme, prodhimi dhe përdorimi i të cilave është i ndaluar në bazë të konventave ndërkombëtare.

Sidoqoftë, ekspertët parashikojnë që afati 3-mujor ka pak gjasa të realizohet, duke pasur parasysh që vendet kryesore që zotërojnë municione të tilla ende kanë probleme të theksuara me eliminimin e tyre, përfshirë SHBA-të, që kanë informuar se presin që procesi i eliminimit të 10% të arsenalit kimik dhe biologjik që i ka mbetur të përfundojë në 2021-shin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›