Masakra e Qyshkut, burgim të përjetshëm të dyshuarit serb

Gjykata e Qarkut në Stockholm të Suedisë e ka dënuar sot një 34 vjecar serb me burgim të përjetshëm për krime serioze në shkelje të ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë vrasje, tentim-vrasje dhe krime të tjera të rënda. Serbi ishte pjesë e ofensivës në fshatin Qyshk të Pejës, ku u masakruan mbi 40 civilë shqiptarë.
Është i vetmi serb që është gjetur fajtor për pjesëmarrje në të paktën 29 vrasje. Gjykata suedeze ka thënë se krimet e kryera janë kaq të rënda sa nuk ka një tjetër dënim të mundshëm, përvecse burgim të përjetshëm.
Gjithashtu është vendosur që ai të vuajë dënimin në Suedi pa të drejtë ekstradimi. Po kështu 34- vjecari do të duhet të paguajë edhe një gjobë 150.000 deri 200.000 kruna për viktimat e mbijetuara.