E Diel, 1 Nëntor 2026

HRW Perendimi teper i bute ndaj abuzimeve te te drejtave te njeriut

Organizata Human Rights Watch thote se beson se Perendimi vecanerisht Bashkimi Evropian nuk po bejne sa duhet per tua bere te qarte qeverive sa i rendesishem eshte respektimi i te drejtave te njeriut.

Kjo organizate nderkombetare vecoi Bashkimin Evropian me 27 anetare ne takimin vjetor per te rishikuar gjendjen e te drejtave te njeriut ne bote.

Ne nje deklarate qe shoqeroi raportin vjetor drejtori ekzekutiv i organizates Kenneth Roth tha mbeshtetja rituale e dialogut dhe bashkepunimit me qeveri shtypese shpesh kthehet ne justifikim per mungese angazhimi per te drejtat e njeriut.

Zoti Roth shtoi se dialogjet konstruktive sic i quan BE-ja jane nder shembujt me te spikatur te kesaj tendence globale. Deshtimi i BE-se thuhet me tej ne dialog per ti bere presion te mjaftueshem qeverive ne Uzbekistan dhe Turkmenistan eshte nje nder shembujt e ketij qendrimi pasiv.

Organizata po ashtu i ben thirrje bllokut evropian te tregoje angazhim me te madh per te drejtat e njeriut brenda kufijve te tij vecanerisht me emigrantet.

Raporti kritikon edhe Presidentin Barak Obama se nuk ka marre hapa konkrete ne mbeshtetje te te drejtave te njeriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›