SHBA Emanuel apelon vendimin e gjykates per kandidim ne bashkine e ikagos
Ish shefi i personelit te Shtepise se Bardhe Rahm Emanuel apeloi vendimin e nje gjykate me te ulet ne Gjykaten e larte te shtetit Illinois se cilen i kerkon te permbyse vendimin se ai nuk permbush kushtet per te kandiduar per postin e kryetarit te bashkise se Chicagos.
Nje gjykate apeli vendosi dje se emri i Emanuelit nuk mund te figuroje ne flete votime sepse ai nuk ishte banor i Chicagos gjate vitit te fundit para zgjedhjeve te 22 shkurtit.
Avokatet e zotit Emanuel e cilesuan vendimin e gjykates me te ulet si nje prej vendimeve me ekstreme mbi ligjin e zgjedhjeve te marre nga ndonje gjykate ne shtetin e Illinoit. Ata thone se ky vendim krijon kufizime te medha per njerezit qe duan te kandidojne per poste politike ne Illinoi.
Emanuel ka prone nje shtepi ne Chicago por banoret qe kundershtojne kandidaturen e tij thone se ai nuk permbush kushtet sepse nuk banoi ne te gjate 20 muajve qe sherbeu ne Shtepine e Bardhe. Emanuel dha doreheqjen nga posti i shefit te personelit tetorin e kaluar per te kandiduar si kryetar i bashkise se Chicagos.