E Diel, 1 Nëntor 2026

HRW: Rusia të respektojë kodin e islamik të veshjes te femrat çeçene

Nju Jork, 24 gusht, NOA Organizata Human Rights Watch i ka bërë thirrje Rusisë të ndalë keqtrajtimin e grave çeçene të veshura sipas kodit islamik.

Human Rights Watch në një deklaratë publike ka kërkuar që Rusia të ndalë rregullat e saj, të cilat bien ndesh me besimin e grave çeçene, duke i ndalur ato që të respektojnë kodin islamik të veshjes.

Kjo deklaratë vjen pas raporteve të mbledhura nga aktivistët e HRW-së, në kryeqytetin e Çeçenisë, Grozni mbi keqtrajtimin e femrave për shkak të veshjes së tyre, e cilësuar si e papërshtatshme nga autoritetet ruse.

Autoritetet e Çeçenisë nuk lejojnë që femrat, që refuzojnë të mbajnë shami, të punojnë në sektorin publik, ndërsa studentet dhe nxënëset duhet të mbajnë shami në shkolla dhe fakultete.

Masat e ndërmarra ende nuk janë kthyer në ligj, por publikisht ato mbështeten nga presidenti pro-rus i Çeçenisë, Ramzan Kadirov.

mit/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›