Bllokohen fondet publike për studimet mbi qelizat embrionale

SHBA, 25 Gusht NOA - Një Gjykatë në SHBA ka nxjerrë një
urdhër paraprak që bllokon fondet publike për studime mbi qelizat embrionale.
Kjo është për shkak, se kanë të bëjnë me shkatërrimin e embrioneve njerëzore.
Gjykatësit, megjithatë kanë pritur dhe një kërkesë të paraqitur në qershor nga
një studiues, i cili ka kundërshtuar këtë vendim të presidentit Barack Obama.
Sipas gjykatësit, Royce Lamberth, kjo mbi qelizat është e qartë se është një studim që konsiston në shkatërrimin e embrionit. Padia është ngritur kundër Institutit Kombëtar të Shëndetësisë dhe është përkrahur nga disa grupe krishtere, në kundërshtim me kërkimet mbi embrionin.
r.b/NOA