Kinë, një avion merr zjarr gjatë uljes së gabuar, 47 të mbijetuar
Pekin, 24 gusht, NOA Një avion i kompanisë Henan Airlines me 91 persona në bordin e tij ka marrë flakë pas uljes së tij të gabuar në aeroportin e qytetit Yichun në provincën e Heilongjiang, në veri të Kinës.
Lajmin e bën publik agjencia e lajmeve Kina e re, e cila preçizon se nga ky incident kanë shpëtuar 47 persona.
Sipas agjencisë kineze të lajmeve avioni nuk është rrëzuar, por është përfshirë nga flakët pas një uljeje të gabuar.
Avioni i tipit, Embraer 190, i prodhuar në Brazil mori zjarr pas uljes së gabuar, ndërsa ende nuk dihen informacione për personat e tjerë që ndodheshin në bordin e tij.
mit/NOA