E Shtunë, 31 Tetor 2026

HRW dhe AI kërkojnë hetimin e sulmeve kimike nga OKB

BEJRUT- Dy organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë bërë thirrje që ekspertët e OKB-së të vendosur në Siri, të hetojnë në periferi të Damaskut akuzat e ngritura nga opozita për përdorimin e armëve kimike nga regjimi në pushtet.

Shoqata për mbrojtjen e drejtave të njeriut (HRW) theksoi se shtatë persona dhe dy mjekë janë shprehur se, qindra njerëz, mes të cilëve shumë fëmijë janë asfiksuar gjatë një sulmi në mëngjesin e 21 gushtit.

"A janë përdorur apo jo armë kimike? Sulmi shkaktoi vdekjen e shumë civilëve, ata që kanë kryer këtë akt kriminal duhet të mbajnë përgjegjësinë", u shpreh gjatë një deklarate organizata për të drejtat e njeriut me qendër në Nju Jork.

"Qeveria siriane duhet të autorizojë përfshirjen e inspektorëve të OKB-së në Damask", shton ajo.

Gjithashtu qeveria siriane duhet të lejojë dhe të bashkëpunojë me komisionin e hetimit të OKB-së në Siri udhëhequr nga Paolo Pinheiro, për identifikimin e autorëve të këtij sulmi.

Kombet e Bashkuara deklaruan dje se kreu i ekipit të ekspertëve me mision në Siri, Ake Sellstrom kishte filluar negociatat me qeverinë siriane për të hetuar mbi incidentin e ndodhur.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›