Mbledhjet e qeverisë "Rama": Pozitive, vendosëm piketat e 300 ditëve të para
TIRANË- Disa orë pas përfundimit të mbledhjes informate të qeverisë së re, kryeministri i zgjedhur Edi Rama ka komentuar ecurinë e saj përmes një postimi në rrjetin social Tëitter.
Ndërsa e quan këtë një ekzperiencë pozitive, Rama shprehet se kabineti i ri ka vendosur me përgjegjshmëri piketat e 300 ditëve të para të punës.
“Eksperiencë mjaft pozitive takimi i kabinetit që vendosi piketat e 300 ditëve të para me ndjenjën më të lartë të përgjegjësisë qytetare”, shprehet ai.
Rama nënvizoi më tej se është i kënaqur dhe “Nga takimi me 10 të rinj që janë në fazën finale të konkursit për të punuar në zyrën time në Vlorë. Konkursi mbyllet në 30 gusht”.
MBYLLET MBLEDHJA NE VLORE
Përfundon (rreth orës 13:30) mbledhja e qeverise se re në Vlorë drejtuar nga kryeministri i zgjedhur Edi Rama. Mbledhja ka vijuar me dyer të mbyllura edhe sot në ditën e dytë të takimit.
Ndërkohë që pas përfundimit të saj nuk ka pasur asnjë deklaratë nga ana e pjesëmarrësve.
Pas mbledhjes Rama hodhi përshtypjet e tij në rrjetin social “Twitter”: “Mbyllet në Vlorë takimi i parë informal i qeverisë së re. Detyrat janë tonat, pushteti i popullit”.
Pas mbledhjes informale të qeverisë ende të pabetuar, Rama pritet të takohet me krerët bashkiak, në qytetin ku ai u zgjodh për herë të parë deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Kjo është hera e parë që z. Rama pati përballë të gjithë ministrat e emëruar prej tij më 31 korrik, pa marrë ende zyrtarisht mandatin.
Takimi i parë qeveritar filloi të mërkurën rreth orës 15.00 ku u diskutua rreth programit të qeverisë.
"Sapo mbaruam! Një ditë e gjatë pune që iku si një minutë përmes diskutimesh plot ide të reja dhe shumë energji pozitive. Shumë i mbresuar pozitivisht nga puna përgatitore, paraqitja e planeve te ministrave dhe diskutimi i ideve ne grup.Nesër vazhdojmë”, deklaroi Rama në 'Facebook".

Nëpërmjet rrjetit social "Facebook', Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, paralajmëroi mbledhjen e parë të kabinetit të ri qeveritar, duke deklaruar se ajo do të zgjasë dy ditë në qytetin bregdetar.
"Vlorë. Takim dy ditor i qeverisë së re. Reforma rrënjësore, shpirt skuadre, qytetari europiane në komunikim. Kurajo, integritet, transparence", komentoi më herët në "facebook", kreu i maxhorancës së re qeverisëse.
RAMA-KRERËVE VENDORË: MOS PRETENDONI TË FUSNI MIQ NË VENDE PUNE
Kryeministri i Zgjedhur Edi Rama gjatë takimit me drejtues të pushtet vendor të Vlorës i ka paralajmëruar se askush nuk duhet të pretendojë të punësojë miq.
Rama ka kërkuar që asnjë të mos punësohet pa kaluar në konkurse shumë të forta, me qëllim që në punë të futet ai që ka meritë dhe jo ai që ka mikun ë të fortë.
Në fund të takimit mësohet se kryeministri i ardhshëm i ka porositur krerët vendorë që të mbyllin projektet për zhvillim, pasi shumë shpjet do të nisë puna. Rama u takua me krerët vendorë të qyteti bregdetar të Vlorës pas përfundimit të mbledhjes dy-ditore me ministrat e kabineti të ri qeveritar.
BERISHA: MBLEDHJET E QEVERISË ‘RAMA’, ANTIKUSHTETUESE
Kryeministri në detyrë Sali Berisha ironizoi sot mbledhjen e radhës së qeverisë ‘Rama’ në qytetin e Vlorës. Berisha përveçse e cilësoi si parodi e kornizoi mbledhjen e qeverisë Rama në Vlorë dhe si antikushtetuese.
“Një parodi tek Ujët e Ftohtë. Piktori, në një akt antikushtetues, mbledh në Vlorë qeverinë "pa letra"! Të dashur miq, dje dhe sot z.Rama me mediat e tij, me zhurme te madhe njoftoi se zhvilloi nje mbledhje dy ditore te "qeverise" se tij ne Vlore. Me këtë akt dhunohen nenet e Kushtetutës që përcaktojnë qartë se kur krijohet dhe fillon punë kabineti qeveritar i vendit. Me këtë akt nëpërkëmbet publikisht Parlamenti dhe Presidenti i vendit, të cilët me Kushtetutë ngarkohen për emërimin, votëbesimin dhe betimin e qeverise se vendit pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe në cdo rast tjeter. Piktori rezultatin e zgjedhjeve me 63 deputetë e ka lexuar si një licencë për revansh të papërmbajtur antishtet”, tha Berisha në rrjetin social, Facebook.
Sipas Berishës përpjekjet e qeverisë aktuale për të kaluar pushtetin butë tek mazhoranca po përballen me revanshin, sic theksoi ai, të papërmbajtur të Ramës.
“Prej mëse dy muajsh përpjekjet tona me serioze për një situatë stabël, për funksionimin normal të institucioneve të vendit dhe kalim të civilizuar të pushtetit të mazhoranca e re përballen me revanshin e papërmbajtur antishtet të z. Rama. Me këtë rast i them se gabon rëndë. Vendi ka vetëm një qeveri përgjegjëse para ligjit dhe Kushtetutës. Sb”, shton Berisha në Facebook
(d.b/e.m/m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Vlorë Rama-krerëve vendorë: Mos pretendoni të fusni miq në vende pune Mbledhja e qeverisë ‘Rama’: Reforma rrënjësore, integritet, transparencë Berisha: Kushtetuta njeh vetëm qeverinë time, jo mbledhjet ‘Rama’ FOTO: Vlorë, takimi i parë i qeverisë së re