HUNGARI – Zgjedhjet shënojnë pjesëmarrje të lartë në pesë orët e para

BUDAPEST, 12 prill /ATSH-DPA/- Pjesëmarrja në pesë orët e para të zgjedhjeve parlamentare të Hungarisë ishte shumë e lartë, me pothuajse 38% të votuesve të kualifikuar që kishin hedhur tashmë votat e tyre – shumë më tepër se votimi i mëparshëm, njoftoi dot autoriteti qendror zgjedhor.
Gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare në vitin 2022, shifra krahasuese ishte 25,8%.
Portali kritik ndaj qeverisë “hvg.hu” e quajti pjesëmarrjen e sotme një “rekord absolut”.
Zgjedhjet shihen si vendimi më i rëndësishëm i votuesve që nga tranzicioni demokratik i viteve 1989-1990 dhe do të vendosin nëse qeveria e populistit të krahut të djathtë, Viktor Orban vazhdon apo mbaron.
Sipas sondazheve të fundit, rivali i Orban, Peter Magyar, ka një shans të mirë për të fituar zgjedhjet. //a.i/