Haaland udhëheq City-n, Tottenham dhe Chelsea buzëqeshin

Erling Haaland nxjerr nga zjarri gështenjat për Guardiolën: penalltia e norvegjezit në minutën e 78-të vlen për fitoren 1-0 të Manchester Cityt në fushën e Crystal Palace. Tri pikë të rënda, të cilat i bëjnë presion Arsenalit. Tani, kampionët e Anglisë janë -2 nga Topçinjtë, të cilët padyshim kanë një ndeshje më pak.
Chelsea duket se është zhbllokuar: mes Premier dhe Champions vjen suksesi i tretë radhazi falë 3-1 në fushën e Leicester. Gjithçka ndodh në pjesën e parë: në minutën e 11-të, Chilëell thyen ngërçin me një asistim të Koulibaly, ndërsa brenda dy minutave, mes minutës 25 dhe 27, mbërrijnë shtylla e Joao Felix dhe traversa e Deësbury-Hall për “Dhelprat”. Në minutën e 39-të, Daka arriti të vendosë barazpeshën, porn ë shtesën e pafundme të pjesës së parë ishte Havertz që riktheu avantazhin e Bluve. Kovacic në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 78-të mbylli të gjitha llogaritë duke firmosur për 3-1.
Tottenham harron eliminimin nga Champions League dhe fokusohet sërish në kampionat, ku mundi Nottinghamin 3-1. Mes 19′ dhe 35′, vendasit drejtojnë ndeshjen me gjuajtjen e Kane, i cili fillimisht shënon nga një asistim i Pedro Porro, më pas dyfishon me një penallti. Miqtë u përpoqën të ndryshonin në pjesën e dytë, por në minutën e 62-të treshja mbërriti falë Son, të servirur nga Richarlison. Goli i Ëorrall në minutën e 81-të është pak i vlefshëm: përfundon 3-1 për Tottenhamin, i cili ngjitet në 48 pikë dhe falë humbjes së Liverpool, ngjitet për një moment në +6 nga vendi i pestë.