E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Real Madrid kthehet në rrugën e fitoreve, mund Espanyol-in

E shtuna e javës së 25-të të La Liga-s hapet me rikthimin tek fitorja për Real Madridin, i cili mundi në shtëpi Espanyolin. Në Bernabeu përfundoi 3-1 me golat në pjesën e parë të Vinicius Junior (22′)  dhe Militao (39′) me kokë. Goli hapës i Joselu nuk u mjaftoi miqve, të cilët kishin trembur Blancos në minutën e tetë duke zhbllokuar ndeshjen. Në finale (93’) vjen goli i Asensio që mbylli ndeshjen.

Pas dy barazimeve, ndaj Atletico Madrid dhe Real Betis, Ancelotti iu rikthye rrugës së fitoreve në kampionat, duke kaluar momentalisht në -6 nga Barcelona e Xavi, që në këtë javë do të jetë udhëtuese në fushën e Athletic Bilbao. Fitore e rëndësishme për Real Madridin, e cila vjen vetëm pak ditë para ndeshjes së kthimit të 16-shes së Ligës së Kampionëve kundër Liverpool-it, me Blancos që janë në epërsi të madhe pas fitores 5-2 në ndeshjen e parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›