E Enjte, 5 Nëntor 2026

Haaland zbulon arsyen përse nuk u kthye në “Djall i kuq”

Marrëdhëniet mes menaxherit të ndier Mino Raiola dhe United ishin mjaft të mira dhe për këtë arsye habiti jo pak mënyra si klienti i italianit, Erling Haaland, snoboi “Djajtë e kuq” për ekipin tjetër të Manchester-it. Por pas gati një viti ka qenë vetë sulmuesi Norvegjez, i cili ka lënë të kuptohet se ky transferim nuk u krye kurrë për shkak të… bashkombësit të tij tek United.  

I pyetur nga Gary Neville se përse nuk u transferuas në “Old Trafford”, Haaland u përgjigj mjaft shkurt: “Duhet të pyesni atë (i referohej Solskjaer)”.

Nga kjo përgjigje kuptohet qartë se përse 22-vjeccari zgjodhi të bëhej “Citizen” dhe jo “Red Devil”. Nuk është një mister që raporti mes dy norvegjezëve nuk është i mirë. Ish-trajneri i United ka mundur të bashkëpunojë me Haaland në Norvegji kur drejtonte klubin e Molde-s.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›