E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Manchester United në vend të dytë, mund Leeds

Manchester United zë për momentin vendin e dytë në tabelë në ditën e 23-të të Premier League. Djajtë e Kuq në Elland Road mundën Leeds të Gnonto 2-0. Ndeshja e dytë në vetëm 4 ditë mes dy skuadrave, të cilat luajtën ndeshjen e prapambetur në Old Trafford e cila përfundoi 2-2. Shumë emocione në pjesën e parë, por golat nuk erdhën: Bamford dhe Gnonto tentuan për Leeds dhe Bruno Fernandes dhe Sancho për United.

E njëjta pamje edhe në pjesën e dytë, por me Djajtë e Kuq në rritje me kalimin e minutave. Në minutën e 63-të, ish-lojtari i Milanit, Dalot tenton dhe godet traversën. Reagimi nga Leeds që përpiqet të përfitojë nga disa gabime në mbrojtje të kundërshtarëve, por në minutën e 80-të Rashford më në fund zhbllokon lojën: top i gjatë nga nënshkrimi i ri Sabitzer për Shaë që kontrollon dhe kroson për anglezin,  që godet me kokë dhe realizon.

 Pak minuta më vonë, në minutën e 85-të, Garnacho dyfishoi epërsinë me një goditje diagonale nga asistimi i Ëeghorst. Kështu Ten Hag shkon në 46 pikë, +1 ndaj Cityt të Guardiolës, i cili megjithatë ka dy ndeshje për të rikuperuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›