E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hackerat sulmojnesitet anti-Wikileaks

TIRANE - Tashme perballjet kane mbetur ne duart e hackerave te te dyja paleve pas sulmit qe vijoi mbi faqen Wikileaks e cila po publikonte raportet sekrete te Departamentit te Shtetit Amerikan ka ardhur kunder reagimi i pales tjeter.
Nje grup hackerash ne mbeshtetje te Julian Assange ka organizuar nje sulm informatik kunder PayPal dhe Postfinance te cilet bllokuan mundesine e financimeve qe kryeshin online ne mbeshtetje te organizates Wikileaks

Ne nje lajmerim te hackerave ne faqen Twiter Banka zviceriane PostFinance qe ka mbyllur llogarite e Wikileaks u bllokua sot me ane te nje sulmi DDOS attack ky lloj sulmi mbingarkon me kerkesa serverin i cili bllokohet dhe nuk funksionon dot i njejti sulm eshte bere edhe kunder faqes Wikileaks gjate gjithe kesaj kohe qe eshte folur per informacionet qe ajo zoteron.

Pak ore me pare nje tjeter sulm ishte kryer ndaj PayPal Ky sistem mundeson pagesat dhe blerjet online. Sulmi u quajt Operation Playback Operacioni Larje Hesapesh. Nderkohe qe te dyja keto shoqeri nuk e kane konfirmuar ende sulmin ndaj faqeve te tyre.

Ne Twiter grupi i hackerave kishte lajmeruar paraprakisht sulmin duke ftuar te gjithe pjesemarresit e grupit qe te organizoheshin dhe te sulmonin ne oren e caktuar keto dy siteme.
Operation Playback Operacioni Larje Hesapesh eshte nje grup hackerash te organizuar per mbrojtjen e piraterise informatike pra per rastet kur nuk lejohen shkarkimet me ane te Torrent dhe programeve te tjera P2P. Ata kane dale ne mbrojtje te organizates Wikileaks duke denuar keto dy shoqeri qe bllokuan llogarite e organizates.

Nderkohe nje grup tjeter financiar si ai i Mastercard ka bllokuar mundesine e transferimit te parave ne mbeshtetje te organizates Wikileaks. Kjo e fundit per te mbajtur aktive dhurimet financiare qe vijne nga e gjithe bota dhe qe i mundesojne mbijetesen dhe shpenzimet ligjore per lirimin e krijuesit te saj Julian Assange ka dale me nje slogan te ri Na mbani te forte.

Ne na mbetet te bejme analizat tona dhe te veshtrojme se si ka evoluuar sheshi i perballjeve. Tashme komunikimi eshte kthyer ne kode dhe kriptime qe sa do larg kane mberthyer boten tone.

BalkanWeb

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›