Zbulohet dorëshkrimqë i atribuohetLeonadro da Vinçit
NANTË- Fragmenti i një dorëshkrimi, që besohet se i përket Leonardo da Vinçit (1452-1519), u rizbulua në arkivat e Nantës, pas rreth 130 vjet anonimiteti, falë kuriozitetit të një gazetari të medias lokale.
Kryebashkiaku i Nantës, Jean-Marc Ayrault, ia paraqiti personalisht këtë dokument medias gjatë një konference shtypi, i shoqëruar edhe nga drejtoresha e biblotekës së Nantës, Agnes Marcetteau.
"Ne kemi fatin të kemi koleksionin e Pierre-Antoine Labouchère, që iu dhurua qytetit pas vdekjes së tij në vitin 1872 dhe përmban rreth 5 000 dokumente'', deklaroi Ayrault. Midis dokumenteve të dhuruara nga Labouchère figuronte një partiturë e panjohur më parë e Mozartit.
Fragmenti i dorëshkrimit të dijetarit italian u vërtetua në fund të shekullit të XIX, kur edhe u dhurua, por që nga ajo kohë ishte harruar edhe pse figuronte në arkiva.
Një gazetar i Presse-Océan, i cili dëshironte të përshkruante në një libër një udhëtim turistik që kishte bërë në Milano, zbuloi në një biografi të Leonardo da Vinçit që një fragment i dorëshkrimit të tij mund të ishte i ruajtur në një nga bibliotekat e Nantës.
Pasi pyeti në drejtorinë e njërës prej bibliotekave, në fillim iu përgjigjën se nuk kishin dijeni për ekzistencën e një dokumenti të tillë, por pas disa kërkimesh, dokumenti i famshëm u zbulua pas 137 viteve.
Vetëm ekspertët mund të deshifrojnë atë që shkruhet në rreshtat e çrregullta të një cope të vogël letre, ku ndërthuret gjuha italiane me dialekin lombard dhe një ortografi personale.
(e.n/ata/BalkanWeb)