E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni ne tru ndal spazmen foshnjore Mbipesha dhe osteoporoza

Operacioni ne tru ndal spazmen foshnjore

Spazmat tek foshnjet ndodhin ralle dhe shpesh pa u kuptuar. Kjo eshte arsyeja qe ato mbeten te pa diagnostikuara. Pervojat tregojne se pa nje nderhyrje te hereshme femijet me spazma te tilla mbeten te pazhvilluar dhe mund te vdesin si pasoje e dridhjeve a etheve te forta. Dy prinder ne Arizona e dinin se kishin vetem nje rruge per te shpetuar foshnjen e tyre dhe e shfrytezuan.

Evan Stauff eshte femije 10 muajsh nga North Bend i Oregonit. Ai ka ekipin e tij qe e ndihmon te sherohet. Familja i ka ardhur nga larg per tu kujdesur ta marre veten pas nje operimi jo te zakonshem ne qendren mjekesore Ronald Reagan ne Los Anxheles me shume se 1 mije kilometra larg.

Gjate procedures se quajtur hemispherektomi kirurget i hoqen Evanit nje pjese te trurit dhe shkeputen teresisht lidhjet e anes s majte me anen e djathte te trurit.

Nena e tij thote se operimi ishte alternativa e vetme e trajtimit qe djali te kete mundese te zhvillohet e te rritet. Evan vuan nga spazma foshnjore dhe pas dridhjeve te forta truri i tij humbet cdo informacion ai harron cdo gje qe ka mesuar dhe i duhet te filloje nga e para sikur te kishte lindur sot.

Pajisjet ne spital zbuluan se spazma te tilla Evan i perjetonte disa here ne dite. Doktor Gary Mathern thote se sikur dridhjet te mos ishin ndaluar Evan nuk do te ishte ne gjendje te njihte prinderit e vet po ashtu ai do te harronte te fliste dhe nuk do te ishte ne gjendje te ecte.

Doktor Mathern thote se pjesa e majte e trurit te Evanit nuk ishte formuar si duhej prandaj heqja e kesaj pjese ishte e vetmja rruge per ndaljen e spazmave. Mjeket thone se Evan eshte foshnje 10 muajshe dhe truri i nje femije te tille ka aftesi ta kompensoje humbjen e anes se majte.

Doktor Mathern dhe koleget e tij kane kryer kete vit16 operacione te tilla. Evam u operua me 24 nentor dhe nuk ka me spazma. Pervec plages kirurgjike ne koke askush nuk mund te thote se Evan eshte operuar ne tru. Lidhur me ndonje pasoje anesore te operacionit ekspertet thone se ka te ngjare qe Evan te kete nje humbje te lehte te aftesive motorike dhe ne vizionin periferik ne anen e te djathte. Por mjeket besojne se Evan do te jete ne gjendje te rritet dhe te jetoje nje jete normale.

Mbipesha dhe osteoporoza

Mjeket vazhdimisht kane menduar se mbipesha trupore pengon dobesimin e kockave ose osteoporosen por kjo ide tashme sfidohet nga nje studim i paraqitur ne shoqaten radiologjike te Amerikes veriore.

Studimi sugjeron se dhjami i tepert ne pjesen e barkut tek grate mund te ndikoje ne dobesimin e kockave.

Shkencetaret morren ne shqyrtim gjendjen e rreth 50 grave te moshes para menopauzes per te shqyrtuar nje lidhje midis dhjamit ne pjesen e barkut dhe dendesise se mases se kockave. Gjate studimit shkencetaret vune re se sa me shume dhjam nje grua kishte ne pjesen e barkut aq me i ulet ishte densiteti i kockave te saj. Ne kete epoke kur mbipesha shihet si epidemi kjo do te thote se yndyrnat dhjamore ne bark shtojne edhe me shume rrezikun jo vetem per semundje te zemres dhe diabete por edhe per osteoporoze.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›