E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hackers-at, sulm i fortë ndaj BE-së

Komisioni Europian pësoi një “sulm serioz kibernetik” në pragun e samitit të Brukselit, deklaroi për BBC një zëdhënës i BE-së.
Vendime përcaktuese për strukturën e ardhshme të BE-së, për strategjitë ekonomike dhe luftën në vazhdim në Libi do të bisedohen gjatë samitit dy-ditor.

Nuk u dhanë detaje rreth sulmit kompjuterik, por nga karakteristikat e tij besohet se është e përfshirë dora e atyre “hackers” që goditën përpara pak kohe Ministrinë Franceze të Financave.

”Ne sulmohemi shpesh prej piratëve në internet, por ky është një sulm i ndryshëm, pasi është i madh”, deklaroi zëdhënësi i BE-së.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›