Japoni, vijon "lufta" për të sjellë normalitin në Fukushima

Rifilluan mëngjesin e së enjtes punimet për riaktivizimin e impiantit të ftohjes në reaktorin 3 të centralit nuclear japonez të Fukushimas, thuajse një ditë pas ndalimit të punës, për shkak të daljes së tymit të zi. Ndërkaq është rikthyer pjesërisht energjia në sallën e kontrollit të reaktorit nr 1. Kështu, vazhdon beteja e inxhinierëve japonezë në centralin bërthamor të Fukushimës për të vendosur kontrollin e plotë mbi të gjithë kompleksin nuklear, i cili pësoi dëmtime të rënda nga tërmeti dhe cunami që goditi Japoninë më 11 mars dhe aktualisht po punohet për funksionalizimin e sistemit ftohës të reaktorit të tretë. Gjatë ditës së djeshme zyrtarët japinezë tërhoqën vëmendjen se uji i rubinetit në Tokio ka nivele të shtuara radioaktiviteti, dyfishi i sasisë së lejuar për fëmijët. Rrezatimi nga centrali i Fukushimës ka ndikuar dhe tek qumështi dhe 11 lloje zarzavatesh. Njoftimi i shkurtër për gazetarët në Vjenë, nga zyrtari i lartë i ANEA-s, Grejam Andru, përshkruan përmirësime në gjendjen e përgjithshme në uzinën “Daiichi” në Fukushima të Japonisë.megjithatë Andru paralajmëroi se situata mbetet një shqetësim i rëndë. Pasi njoftimit të qeverisë japoneze, se u zbulua jod radioaktiv në ujin e pijshëm në Tokio, në shkallë dy herë më të lartë se niveli që konsiderohet i sigurt për foshnjat, njerzit nxituan të blejnë në panik ujin me shishe nëpër dyqane. Studiuesi Gerhard Votava i Institutit Qendror të Meteorologjisë dhe Gjeodinamikës me seli në Vjenë thotë se rrezatimi nga termocentrali i Fukushimës ka qenë pothuajse i njëjtë me atë të aksidentit bërthamor në Çernobil më 1986, por me një ndryshim të rëndësishëm. .