E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijon dita e gjashtë e sulmeve në Libi

Zyrtarët britanikë u kanë treguar gazetarëve, në një spital në Tripoli, 18 trupa të karbonizuar, duke i përkufizuar si ushtarakë e civilë, viktima të bombardimeve të kryera gjatë natës nga forcat e koalicionit ndërkombëtar. Të shtëna armësh dhe shpërthime të ndryshme janë dëgjuar në kryeqytetin e Libisë, në ditën e gjashtë të ofensivës së aleatëve kundër forcave qeveritare të Muammar Gheddafit. Më herët, TV satelitor Al Arabiya referoi se kaserma-bunker e Muammar Gheddafi në Tripoli u sulmua nga ajri. Ndërsa burime nga departamenti amerikan i shtetit, konfirmuan për CNN se besnikë të Gedafit, po marin kontakte me autoritetet amerikane. Të mërkurën Marshalli britanik Greg Baguell, deklaroi se forca ajrore e Gadafit "nuk ekziston më si forcë luftarake". Baguell, i është një nga drejtuesit e operacioneve ushtarake kundër objektivave të sundimtarit libian. Po gjatë ditës së djeshme, u raportua për bombardime të forcave qeveritare kundër spitalit në qytetin e Misratës, që mbahet nga rebelët. Zëdhënësi i forcave rebele tha se 16 persona janë vrarë në Misrata dhe gjashtë të tjerë në sulmet në Zintan, një tjetër qytet që është në duart e kundërshtarëve të Gadafit. U bë me dije se një shpërthim i fuqishëm është regjistruar dhe në një tjetër bazë ushtarake, 32 km në lindje të Tripolit. Nga ana tjetër vendet anëtare të NATO-s nuk kanë marrë ende një vendim për zgjerimin e përfshirjes së Aleancës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›