E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherifi LDP sdo te kete aleance me Partine Socialiste

Kryetari i Partisë Lidhja për Drejtësi e Progres Elmaz Sherifi, ka deklaruar në Kongresin e kësaj force politike, se nuk të do të ketë aleancë me Partinë Socialiste në zgjedhjet e 23 qershorit. Sherifi, ish-deputet dhe zyrtar i lartë i PS-së, ka ironizuar premtimet e kryetari të Partisë Socialiste Edi Rama për heqjen e taksës për biznesin e vogël. Sipas tij, taksat duhen paguar, por problemi nuk është tek taksat e larta, por te papunësia.
Drejtuesi i LDP-së, kritikoi partitë politike duke thënë se merren me sherre për interesat e tyre dhe nuk bashkëpunojnë për zhvillimin e vendit.
Kongresi i LDP-së ka zgjedhur në krye të partisë Elmaz Sherifin, ndërkohë që do të zgjedhë Këshillin e Përgjithshëm, kryesinë, një bord drejtues dhe sekretariatin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›