E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto, vizitë dyditore në Libi

Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, është nisur sot për një vizitë zyrtare në Libi.

Vizita dyditore e Haxhinastos në Tripoli vjen pas ftesës së ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Libisë, Ashour Bin Khayal.

Vizita e kryediplomatit shqiptar është e para që një zyrtar i lartë shqiptar kryen në libi pas rënies së regjimit të Gedafit.

Haxhinasto do të zhvillojë takime me ministrin Bin Khayal, kreun e Këshillit Kombëtar Tranzitor, Mustafa Muhammad Jalil etj.

Në qendër të takimeve do të jenë mundësitë e reja të krijuara për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›