E Diel, 1 Nëntor 2026

Hafizi: Trajneri ynë të mësojë nga KumaniIsh-trajneri i përfaqësueses shqiptare, Astrit Hafizi, nuk mund të pajtohet kurrsesi me paraqitjen që ka bërë Shqipëria në dy ndeshjet e fundit. Edhe ai shprehet me rezerva për stafin teknik dhe sidomos

Ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare, Astrit Hafizi, nuk mund të pajtohet kurrsesi me paraqitjen që ka bërë Shqipëria në dy ndeshjet e fundit. Edhe ai shprehet me rezerva për stafin teknik dhe sidomos për trajnerin holandez, Ari Han.

“Pas çdo ndeshjeje është shumë e lehtë për të kritikuar të tjerët, apo për të etiketuar fajtorët. Unë nuk dua të bëj një gjë të tillë, por ama është i pamohueshëm fakti që Shqipëria gjatë gjithë edicionit ka pasur probleme, të cilat nuk janë marrë në konsideratë si duhet nga tekniku, – ka thënë Hafizi për ‘Panorama Sport’.

– Ne patëm probleme edhe në ndeshjet e para, por barazimi me Portugalinë injektoi aq shumë entuziazëm, a thua se edicioni kishte përfunduar. Skuadra ka shumë probleme të dalë në lojën e saj dhe ne nuk mund të pretendojmë që të arrijmë objektivat vetëm me një lojë rrëmujë dhe me ndihmën e fatit ashtu sikurse ndodhi në Portugali. Kjo është e pafalshme”.

Hafizi i bën komplimente Ervin Kumanit, duke i sugjeruar Ari Hanit, që megjithëse është më i vjetër në moshë nga tekniku i Hungarisë, të mësojë ndonjë gjë prej tij.

“Unë kam përshtypjen se loja e skuadrës sonë nuk i përshtatet aspak shkollës së futbollit nga vjen Hani (Holanda) dhe aq më pak brezit të artë kur ai ka luajtur (futbolli total). Te skuadra jonë nuk duken elementë të tillë. Ne mendojmë vetëm për mbrojtjen, por kjo jo gjithmonë është efikase. E kundërta ka ndodhur me Kumanin. Skuadra e tij luajti shumë më mirë në Tiranë, sesa në ndeshjen në Budapest. Në çdo aspekt ndihej dora e tij. Ekipi ishte i qartë, i vendosur mirë taktikisht, i thjeshtë në fushë dhe sulmonte shumë rrezikshëm. Aty po që kishte frymë holandeze dhe jo te skuadra jonë”, ka deklaruar Hafizi.

E Hene, 30 Mars 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›