E Diel, 1 Nëntor 2026

Hagë, Haradinaj nuk do të lirohet me kusht

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nuk do të lirohet me kusht, siç ishte paralajmëruar më herët nga Tribunali i Hagës. Një vendim i dytë i Gjykatës në Hagë nuk e lejon Ish kryeministrin Haradinaj të udhëtojë drejt Kosovës, ku pritej të vinte ditën e premte dhe të qëndronte për një muaj.

Vendimi për lirim të përkohshëm është anuluar, me argumentin se gjykata ka marrë për bazë ankesat e prokurorisë se me lirimin e të akuzuarit Haradinaj, ka mundësi që ai të ndikojë në dëshmitarët e çështjes. Në vendimin fillestar, gjykata kishte vendosur që lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj të qëndronte në Kosovë nga 17 dhjetori deri më 14 janar të vitit të ardhshëm.

Alsat

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›