Kupa e botës për klube, Inter në finale

Kampionët e Europës të Inter, kualifikohen lehtësisht në finalen e Kupës së Botës për Klube, duke mundur 3-0 koreano-jugorët e Seongnam. Mesfushori Dejan Stankovic ia ka bërë të thjeshtë Interit fitoren, me golin në minutën e 3, ndërsa kapiteni Javier Zanetti ka dyfishuar shifrat 30 minuta më pas, duke shfrytëzuar saktësisht pasimin e Militos.
Seongnam pati mundësitë për t’u rifutur në lojë, por Julio Cesar është treguar i gatshëm. Kampionët e Azisë, që do të luajnë për vendin e tretë kundër Internacional, kanë patur një tjetër rast me rifillimin e lojës, por Jae Choel ka humbur shansin e tij. Golin e tretë për skuadrën e Benitez e ka shënuar Milito në minutën e 73, duke fiskuar rezultatin, por problemi i vetëm për Inter është dëmtimi i Uesley Sneijder që ka pësuar një tërheqje maskuare dhe do të mungojë në finale.
"Nuk ishte e lehtë në fillim sepse humbëm Sneijder shumë shpejt dhe na u desh të ridizenjonim skuadrën. Diferencën e bëmë pjesën e dytë dhe më pas kontrolluam ndeshjen", komentoi spanjolli.
Inter do të luajë finalen me surprizuesit kongolezë të Mazembe, që kaluan 2-0 Internacional të Porto Alegres 2-0. e ndërkohë, Meksikanët e Pachuca kanë arritur të përmbysin disavantazhin 2-0, duke mundur Al-Uahda 4-2, duke marrë kështu vendin e 5 në Botërorin e klubeve.
Eno Skarço