Di Paola: Krijimi i FSK-së, po ecën me ritme të ngadalta
Bruksel-Procesi i formimit të Forcave Kosovare të Sigurisë, duket se po ecën me ritme të ngadalta. Shefi i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Giampaolo di Paola, këtë ngadalësim ia ka adresuar palës kosovare, pasi sipas tij, NATO-ja po ecën mirë në procesin e formimit të FSK-së. Duke folur në një takim me një grup të vogël gazetarësh të akredituar në NATO, admirali di Paola ka theksuar se krijimi i Forcave të Sigurisë në Kosovë është një detyrë shtesë e operacionit të NATO s dhe shtetet anëtare janë duke dhënë kontributet e tyre për këtë qëllim. /qik/