E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri portugez i Mbrojtjes mbërrin sot në Kosovë

Prishtinë-Gjatë ditës së sotme në Prishtinë do të mbërrijë për një vizitë ministri i Mbrojtjes së Portugalisë Nuno Severiano Teixeira, i cili do të bisedojë me ministrin e Forcës së Sigurisë të Kosovës Fehmi Mujota. Teixeira do të zhvillojë një takim edhe me presidentin e Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu. Portugalia ka një kontingjent të sajin pjesë e misionit civil evropian të EULEX-it. Portugalia ka njohur pavarësinë e Kosovës në shtator.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›